Basha premton se kur të vijë në pushtet, do shërojë vendin nga Covidi

Nga Exit News
Basha premton se kur të vijë në pushtet, do shërojë vendin nga Covidi

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë Rama se ka dështuar të menaxhojë pandeminë dhe t’i ofrojë shërbimin e nevojshëm qytetarëve të infektuar.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë që e kanë kaluar virusin, Basha theksoi se fatura që i duhet të përballojë një i infektuar është shumë e lartë sepse shteti nuk rimburson asnjë ilaç.

“Qeveria dhe kryeministri janë fajtorë për mosmbulimin e ilaçeve për Covid-19. Spitalet janë plot dhe qeveria nuk hap spitale të reja, duke ndihmuar përhapjen e sëmundjes. Qytetarët e sëmurë janë të paketuar disa veta në çdo dhomë spitali.”

Basha tha se situata në vend nuk do të ishte kaq rëndë nëse qeveria do të kishte pranuar propozimet e PD-së për të përballur pandeminë, duke filluar me rritjen e testimeve.

Ai premtoi se me ardhjen e tij në pushtet, do të bëjë ç’të jetë e mundur që të ‘shërojë Shqipërinë’:

“Ne do të bëjmë gjithçka që ta mundim këtë të keqe në të gjitha dimensionet e saj dhe ta shërojmë Shqipërinë edhe të ecim drejt një të ardhme më të mirë ashtu siç dëshironi ju dhe ashtu siç dëshiron çdo shqiptar.”  

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>