Kompania Moderna njoftoi sot, 11 nentor se së shpejti do të publikojë të dhënat e efekshmërisë së vaksinës së saj, raportoi Reuters.
Kompania amerikane ka nisur fazën e 3-të në fillim të korrikut, me 30 mijë pjesmarrës, mbi moshën 18 vjeç.
Faza e tretë është faza përfundimtare e testimit të vaksinës përpara se ajo të certifikohet nga institucionet rregullatore dhe të shpërndahet në popullsi.
Njoftimi i Modernës erdhi dy ditë pasi kompania amerikane Pfizer lajmëroi se vaksina e saj ka mbi 90% efekt në prodhimin e antitrupave kundër koronavirusit.