Komisioni i Sigurisë diskuton për një amnisti për mbledhjen e armëve

Nga Exit News
Komisioni i Sigurisë diskuton për një amnisti për mbledhjen e armëve

Qeveria mund të nisë një amnisti tjetër për mbledhjen e armëve e municioneve të marra nga qytetarët nga depot e armëve gjatë trazirave në vitin 1997.

Deputeti socialist Xhemal Qefali prezantoi propozimin para Komisionit të Sigurisë Kombëtare, të mërkurën.

I pranishëm në takim, zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Llamallari, tha se fushatat e mbledhjes së armëve kanë qenë të suksesshme dhe më parë, ndaj mund të ishte me vlerë të rikthehej:

“Çdo armë dhe municion i dorëzuar është një risk më pak në situatën e rendit dhe e kriminalitetit. Çdo nismë e tillë vlerësohet me shumë vëmendje dhe seriozitet nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe Policia e Shtetit.”

Ndërsa Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Enver Dervishaj tha se dorëzimi i armëve pa leje është pjesë e strategjisë së qeverisë:

“Është një detyrim i përcaktuar nga qeveria që brenda vitit 2021 ose brenda vitit 2022 të bëhet një amnisti.”

 Nuk dihet ende nëse aminstia do të bëhet duke ndryshuar ligjin aktual për armët apo nëse do të miratohet një ligj i ri.

Amnistia e fundit për armët ishte ne vitin 2017 ku u mblodhën vetëm 1604 armë zjarri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>