Partia Demokratike reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nuk fshihet pas asnjë komiteti.
Në një postim në Facebook, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi pohoi se qytetarët nuk bësojnë më asnjë gënjeshtër të tij.
“Vazhdo tek plehrat se je mirë.
Mos harxho kohën kot me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve nga PD bashkë me qytetarët, sepse nuk të beson më askush për asgjë. Shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e tua të lodhura.
Ti dhe Qeveria jote e dështuar nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj nuk ke as bilanc, as ide, as zgjidhje për hallet e shtuara të qytetarëve. Ke qënë, je dhe do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar dhe Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.”
Më herët Rama iu përgjigj deklaratave të Bashës duke thënë se nuk fshihet pas asnjë komiteti siç bën ky i fundit.