Basha poston videon me rrëfimet e qytetarëve: Rama po shkatërron jetën e tyre

Nga Exit News
Basha poston videon me rrëfimet e qytetarëve: Rama po shkatërron jetën e tyre

Kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka humbur kontrollin mbi pandeminë, duke i shkaktuar dëme të mëdha në jetë njerëzish dhe ekonomike.

Basha publikoi një video me qytetarë që kanë kaluar Covid-19 dhe flasin për kushtet në spitale dhe i ballafaqoi deklaratat e tyre me ato të kryeministrit, sipas së cilit qeveria është përgatitur për vjeshtë-dimrin.

Qytetarët tregojnë se kanë pritur me orë të tëra nëpër ambulance apo se janë dërguar nga njëri spital në tjetrin për të marrë mjekim, ndërsa Rama pretendon se që në qershor, qeveria ka pasur gati strategjinë për të përballuar me sukses pandeminë në sezonin vjeshtë-dimër.

“Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare”, shkroi Basha.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>