Mësuesit tregojnë problemet me të cilat hasen gjatë mësimit në pandemi

Nga Exit News
Mësuesit tregojnë problemet me të cilat hasen gjatë mësimit në pandemi

Kreu i PD-së Lulzim Basha bisedoi, të enjten, me mësues për tu njohur me problematikat e tyre në punën e përditshme, gjatë pandemisë së Covid-19.

Mësuesit thanë se shkollat në vend nuk janë të pajisura për të përballuar pandeminë e Covid-19, duke filluar që nga mungesat në mjetet e nevojshme e deri në mungesat e stafit plotësues.

Një prej tyre, tha se nxënësve nuk i matet temperatura pasi nuk ka një staf të përcaktuar për këtë gjë. Shumë mësues i masin temperaturën vetë nxënësve, por termometrat në shumë raste nuk funksionojnë duke treguar temperature të çuditshme.

Mësuesi Arjan Peraj tha se në shumë raste mësuesit fshehin faktin se janë të infektuar sepse kanë frikën e shkarkimit nga puna:

“Drejtimi despotik që i po i bëhet arsimit, ka bërë që shpesh herë mësuesët dhe kolegët tonë padashje të fshehin rastet. Shumë mësues nga frika se nuk kthehen më në arsim e fshehin faktin që po kalojnë COVID-in.”

Një mësuese tjetër tha se megjithëse ministria ka premtuar se ka gati 1 mijë mësues për të zëvendësuar të infektuarit, këta mësues ende nuk janë vendosur pranë shkollave dhe orët e një mësuesi të infektuar bëhen nga mësues të tjerë brenda shkollë, jo nga mësues zëvendësues.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>