Kuvendi miraton komisionin për hetimin e raportit të Dick Martin

Nga Exit News
Kuvendi miraton komisionin për hetimin e raportit të Dick Martin

Kuvendi i Shqipërisë do të hartojë një raport për të gjitha hetimet e kryera në lidhje me krimet e pretenduara të UÇK-së të përfshira në raporitn e Dick Martin.

“Shqipëria është një shtet ligjor, që ka për detyrim t’i verifikojë. Dhe më pas i takon KE që të rivlerësoj vlerësimet për Shqipërinë”, tha kryetari i grupit parlamentar të PS-së, për mediat të merkurën.

Ai sqaroi se ky komision ka qënë detyrë e qeverisë. Ndërsa theksoi se qeveria “do të gjejmë instrumentin e duhur që këto çështje të qartësohen dhe askush të mos bëjë raporte për krime që gjoja ka ndodhur në Shqipëri”.

Kuvendi miratoi më 12 nentor propozimin e shumicës socialiste për ngritjen e një komisioni hetimor për krimet e hamëndësuara të kryera në Shqipëri nga anëtarët e UÇK-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>