Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se qeveria ka braktisur 75 mijë diabetikë, të cilët janë më të rrezikuarit nga Covid-19.
Në një postim në Facebook, pas takimit me Shoqatën e Diabetikëve, Basha shkruan se sistemi shëndetësor është në kolaps dhe se spitalet janë jashtë funksionit.
“Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Asnjë plan, asnjë masë reale. Braktisja e plotë e mbi 75 mijë diabetikëve, ndër më të rrezikuarit nga COVID-19, është dëshmi tjetër e daljes së situatës nga kontrolli.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Diabetikëve konfirmuan shqetësimet e thella që kemi ngritur prej javësh. Sistemi shëndetësor është në kolaps. Spitalet janë jashtë funksionit.”
Basha deklaroi se nëse Rama do të kishte zbatuar planin e tij me 5 pika situata do të ishte krejt ndryshe.