PD, Vokshi: Shkollat po kthehen në vatra të rrezikshme infeksioni

Nga Exit News
PD, Vokshi: Shkollat po kthehen në vatra të rrezikshme infeksioni

“Në të gjithë vendin janë rreth rreth 600 mësues prekur ose të karantinuar dhe mbi 1300 nxënës”, u shpreh Albana Vokshit, përfaqësuesja e Partia Demokratike, në një deklaratë për shtyp.

“Në Tiranë, në dy ditët e fundit janë 280 nxënës, rreth 120 mësues të prekur osë karantinuar. Në Korçë janë mbi 100 mësues të prekur me COVID-19 dhe në 3 shkolla në Lezhë janë 20 mësues”, tha Vokshi.

Ajo tha se 10 mësues e vdekur për shkak të COVID19, mund ët ishin shpëtuar “nëse Qeveria do rë reaguar në kohën e duhur dhe do të kishte zbatuar planin e propozuar nga PD”.

PD i kërkoi qeverisë të mbyllë shkollat “që nuk plotësojnë asnjë kusht higjeno – sanitar e sigurimi i ambjenteve të tjera të përshtatshme”.

Si dhe të bëjë në shkolla testim masiv, pajisjen me maska mbrojtëse, dezinfektant, alkool, termometër dhe dezinfektim të rregullt të ambjenteve mësimore, të marër mësues shtesë, dhe të japë paketë mbështetëse 100-150 Euro në muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>