Dy javët e ardhshme, vendimtare për karantinën e Britanisë së Madhe

Nga Exit News
Dy javët e ardhshme, vendimtare për karantinën e Britanisë së Madhe

Dy javët e ardhshme do të jenë “absolutisht të rëndësishme” për të vendosur nëse kufizimet e ashpra që ka vendosur Anglia do të përfundojnë në 2 dhjetor siç ishte parashikuar, apo nëse do të zgjasin.

Kështu deklaroi për median Susan Michie, këshilltare e qeverisë britanike.

Michie tha se publiku duhet t’i rezistojë thyerjes së rregullave në mënyrë që “të jetë më e mundur” për të kaluar periudhën festive me të dashurit e saj.

Lajmet për një vaksinë të mundshme nuk do të bëjnë “asnjë ndryshim” në valën aktuale, por mund të çojnë në vetëkënaqësi, shtoi ajo.

Kryeministri ka thënë që kufizimet aktuale do të përfundojnë në fillim të dhjetorit.

Prof Michie, një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat (Sage), deklaroi për BBC-në se ishte shumë herët të dihej se si duhet të zëvendësohen masat kufizuese në dhjetor.

Ajo tha: “Do të jenë dy javë shumë sfiduese, pjesërisht për shkak të motit, pjesërisht sepse, mendoj se premtimi i një vaksine mund t’i bëjë njerëzit të ndihen më të kënaqur e të sigurtë.”

Lokalet, baret dhe restorantet, si dhe dyqanet jo me shërbime thelbësore për qytetarët janë detyruar të mbyllen në gjithë Anglinë që prej fundit të tetorit.

Kryeministri Boris Johnson ka insistuar më parë se masat do të përfundojnë në 2 dhjetor siç është planifikuar, por ministri i Zyrës së Kabinetit Michael Gove ka thënë që masat mund të zgjasin përtej asaj date.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>