
Ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu deklaroi se sa më shumë alternativa të kenë qytetarët për të votuar në zgjedhjet e prillit 2021, aq më mirë është për demokracinë.
Pyetur se çfarë mendon për partinë e Jozefina Topallit, në një intervistë për News24, Bregu u shpreh:
“Vazhdoj të besoj që nuk ka keq, përveç se ka mirë, demokracia e një vendi, nëse qytetarët do të kenë më shumë alternativa. Na intereson që Shqipëria të ketë zgjedhje të mira, se do jenë test për integrimin.”
Zonja Bregu theksoi se Shqipëria ka nevojë për lidership politik dhe që qytetarët të kenë rol në politikë, e jo për politikanë që thonë ‘se është e mirë ajo që them unë’.