Drejtoresha e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini deklaroi se shkollat nuk janë vatra të koronavirusit.
Gjatë një komunikimi me gazetarët sëbashku me ministren e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo pohoi se 80 përqind e vatrave të infeksionit janë në familje.
“Në Shqipëri nuk kemi vatra masive në struktura arsimore. Kryesisht rreth 80 % e vatrave aktive janë familjare dhe ndërkohë 20 % e tyre janë në struktura të tjera. Kemi evidentuar klastera në disa shkolla në nivel kombëtar që pas hetimit epidemiologjik, mësuesit e infektuar janë zëvendësuar menjëherë. Nuk kemi asnjë mungesë në strukturat arsimore”
Një ditë më parë, Partia Demokratike deklaroi se shkollat janë kthyer në vatra infeksioni pasi janë infektuar rreth 600 mësues dhe mbi 1300 nxënës.