Drejtori i Shërbimeve Publike dhe gjashtë punonjës të drejtorisë në Elbasan janë infektuar me Covid-19.
Ata janë izoluar në shtëpitë e tyre, ndërsa një pjesë e stafit që ka pasur kontakt me të infektuarit, po testohen.
Deri në një njoftim të dytë, Drejtoria e Shërbimëve Publike në Elbasan do të punojë me staf dhe orare të reduktuara.