Ambasadorja e ShBA-ve Yuri Kim i kërkuar Presidencës dhe Kuvendit të veprojnë me ‘urgjencë’ për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter, sot, 19 nëntor, Ambasadorja Kim falenderoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për përzgjedhjen e kandidatëve.
Ajo i kujtoi drejtuesve të vendit se gjykata duhet të ngrihet brenda vitit, dhe ata duhet të mbajnë premtimin para popullit shqiptarë.
“Do të ishte mirë të shihnim progres drejt funksionimit të Gjykatës së Lartë deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin për qytetarët shqiptarë për drejtësi!”, shkroi Kim.