Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se numrat e raportuar çdo ditë bazohen në raportimet ditore të institucioneve publike. Në konferencën për shtyp, të mbajtur të enjten, ministrja u shpreh se:
“Raportimet përsa i përket rasteve të fatalitetev janë raportime ditore që vijën nga spitalet kovid. Që nga momenti i parë deri më sot, çdo ditë janë raportuar rastet ditore të vdekjeve, shërimeve, të infektuarve.
Raportet vijnë në mënyrë zyrtare nga strukturat spitalore.Ata janë të vetmet struktuar për të vlerësuar shkakun e humbjes së jetës”.
Në vend ka pasur disa deklarata se qeveria po fsheh numrat e të vdekurve dhe të të infektuarve.