![NYT Facebook content moderators merlin fefca dcc aed abe bcbdbeef superJumbo Punonjësit e Facebookut: Po na rrezikohet jeta duke punuar në zyra](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/11/105219703-NYT_Facebook_content_moderators_merlin_134523486_198fefca-dcc9-4aed-a7be-bcb2db2eef56-superJumbo-1.jpg)
Më shumë se 200 moderatorë të Facebook-ut thanë se kompania ka rrezikuar jetën e tyre duke i detyruar të punojnë në zyrë gjatë pandemisë së Covid-19.
Ata i kanë shkruar një letër të hapur Drejtorit të Përgjithshëm të Facebookut Mark Zuckerberg dhe e nxitën që t’i linte të punonin nga shtëpia gjatë pandemisë. Ndër të tjera ata shkruajnë se jeta e tyre po rrezikohet pa qenë fare e nevojshme, vetëm për të siguruar përfitime monetare.
Ata kërkuan që kompania të sigurojë kushte më të mira pune ose t’i lejojë ata që të punojnë nga shtëpia.
Fillimisht Facebook lajëmroi se punonjësit e tyre do të punon online deri në verën 2021, por prej disa javësh punonjësit janë detyruar të kthehen në zyra.