Kryenegociatorët e BE dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë ndalur bisedimet për marrëveshjen tregtare pas Brexit pasi një anëtar i ekipit të BE është infektuar me Covid-19.
Michel Barnier i BE tha se homologu i tij në Mbretërinë e Bashkuar Lord David Frost kishte rënë dakord të pezullohen negociatat midis tyre për një “periudhë të shkurtër”.
Barnier shtoi se ekipet e tyre do të vazhdojnë diskutimet në “respektimin e plotë” të udhëzimeve të sigurisë.
Të dy palët po kërkojnë një marrëveshje për të rregulluar marrëdhëniet e tyre tregtare sapo periudha e tranzicionit e Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit të përfundojë, në janar 2021.
Të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurrencës pas Brexit dhe mënyra se si do të zbatohej çdo marrëveshje mbeten fushat kryesore të mosmarrëveshjeve mes Mbretësisë së Bashkuar BE-së.