Basha: Mafia e inceneratorëve po korrupton gjithë median

Nga Exit News
Basha: Mafia e inceneratorëve po korrupton gjithë median

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kompanitë koncesionare të inceneratorëve të mbetjeve se kanë korruptuar të gjitha mediat në vend.

Gjatë një interviste në emisionin Opinion, Basha tha se:

“Mafia e inceneratoreve ka një buxhet të veçantë për të paguar gazetarët shqiptarë.”

Pyetur nga gazetarët në studio se cilat janë mediat e korruptuara, Basha nuk pranoi të përmendë emra, por theksoi se akuzat e opozitës kundër inceneratorëve nuk janë transmetuar nga mediat.

Në disa raste, sipas tij, edhe gjatë transmetimeve live të Bashës, televizionet kanë ndërprerë transmetimin kur denoncoheshin inceneratorët, me justifikimin e ‘probleme teknike’.

Në bashkëbisedimet e vazhdueshme me gazetarët, Basha ka denoncuar vazhdimisht aferën korruptive të inceneratorëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>