
Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio po viziton, të premten, Tiranën.
Ai po merr pjesë në një tryezë organizuar nga Ministria e Drejtësisë, për luftën kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi, dhe ndikimin e tyre në rritjen ekonomike.
Gjatë ditës, Di Maio pritet të ketë vizita me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë.