![Janullatos x Prej 9 ditësh në spital, Janullatos në gjendje të qëndrueshme shëndetësore](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/06/Janullatos-905x395-1.jpg)
Kryepeshkopi ortodoks Anastas Janullatos është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me simptoma të lehta të Covid-19.
Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga njoftoi se prej 9 ditësh, kryepeshkopi Janullatos është i shtruar në spitalin “Evangelismos”, në Greqi.
Ai i transportua nga Shqipëria në Greqi, menjëherë pas rezultoi i infektuar, me një avion ushtarak sanitar.
Kryepeshkopi Janullatos është 91 vjeç dhe vitet e fundit ka pasur probleme kronike me shëndetin.