
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e vetingut për prokuroren e Durrësit, Rabiana Halili, e cila është dorëhequr nga detyra.
Po ashtu, KPK ka vendosur për të përjashtuar nga sistemi i drejtesisë për 15 vite prokuroren, ngjashëm me vendimet për magjistratë të tjerë që janë dorëhequr dhe nuk i janë nënshtruar vetingut.
Vendimi për Halilin u mor nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj.
Prokurorja Halili dha dorëheqjen, 10 muaj pasi KPK kishte filluar procesin e vetingut ndaj saj.