Kreu i PD-së, Lulzim Basha ritheskoi dhe një herë akuzat ndaj qeverisë për uljen e numrit të viktimave nga Covid-19.
Në një deklaratë për mediat, pas takimit me ministrin e jashtëm, Luigi di Maio, Basha u shpreh se kemi të bëjmë më një krim të shumfishtë dhe se ai disponon të gjitha provat për akuzat e bëra.
“Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor, jo nga PD. Të dhënat janë aty. Fshehja e numrit të viktimave është lajm tronditës. Ky është krim i shumëfishtë.
Krimi i parë është se ka ulur në sy të publikut rrezikun. Së dyti, duke fshehur numrin e viktimave, ke fshehur marrjen e përgjegjësisë.Ne kemi kopjet tona me emër dhe mbiemër, datë për datë.”
Basha i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetimet për këtë rast duke theksuar se koha i jep mundësinë Ramës të manipulojë provat.