Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se i duhen dy ditë për tu përgjigjur për fshehjen e numrit të vërtetë të viktimave me Covid-19.
Në një postin në Twitter, Basha shkruan se Rama mori dy ditë kohë për të manipuluar faktet
“Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më!
Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.”