Kryeministri Edi Rama iu përgjigj, të shtunën, akuzave të opozitës se qeveria po manipulon shifrat e vërteta për numrin e viktimave me Covid-19.
Në një deklaratë për shtyp, Rama akuzoi opozitën se në një moment kaq të vështirë për vendin, zgjedh të bëjë politikë me viktimat dhe frikën e qytetarëve.
Rama theksoi se është krenar për mënyrën se si qeveria dhe shqiptarët kanë reaguar gjatë gjithë kësaj kohe, dhe se mirëpret nga opozita rekomandime dhe debate të shëndetshme për mënyrën se si mund të menaxhohet situata. Por sipas Ramës është papërgjegjshëmiri nga ana e opozitës të akuzohen mjekët dhe ekspertët, në këtë moment kur ka nevojë për mbështetje:
“Si mundet të ngacmohet deri në këtë pikë psiqika e një populli?!
Si mund të cenohet deri në këtë farë feje integriteti i një armate mjekësh?!
Si mundet të bjerë kaq poshtë qenia politike sa të shkelë qenien njerëzore?!
Është haptazi jonjerëzore!
Nuk mund të ndahemi politikisht me numrin e të vdekurve apo të bëjmë inskenime fotografike nga morgu.
Kjo është çbrutaliusht çnjerëzore!”