
Mbi 44 mijë anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme për kryetarin dhe delegatët e LSI-së.
Pas përfundimit të votimit në orën 18:00, kryetarja e procesit të votimit në LSI, Silva Caka njoftoi se rreth 16 mijë anëtarë kanë votuar online, ndërsa mbi 28 mijë në qendrat e votimit.
Caka e quajti ‘të jashtëzakonshme’ pjesëmarrjen në votime, në masën e 80.7% të anëtarësisë sipas regjistrit të LSI-së.
“Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është qartësisht demostrim i një vitaliteti politik dhe një dëshire të madhe të anëtarësisë për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje,” u shpreh ajo.
Në këto zgjedhje, për kryetare e LSI-së kandidoi vetëm Monika Kryemadhi, kryetarja aktuale.