OBSH: Evropa rrezikon një vale të 3-të në fillim të 2021-it

Nga Exit News
OBSH: Evropa rrezikon një vale të 3-të në fillim të 2021-it

I dërguari i posaçëm i OBSH-së për Covid-19 parashikoi një valë të tretë të virusit në Evropë në fillim të 2021, nëse qeveritë nuk kanë ndërtuar infrastrukturën e nevojshme.

“Nëse qeveritë nuk kanë ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për të përballuar infektimet e koronavirusit, atëherë ato do të përballen me një valë të tretë”, tha përfaqësuesi I ONSH-së David Nabarro në një intervistë për një gazetë sviceriane, raporton Reuters.

“Tani ne po përballemi me një valë të dytë të infektimeve. Nëse vendet nuk kanë ndërtuar infrastrukturë, do të kemi edhe një valë të tretë në fillim të vitit 2021”, shtoi ai.

Lajmërimi i Nabarros vjen pas rritje së numrave të të infektuarve në Evropë.

Të shtunën, Gjermania, Franca, Zvicra dhe Austrai raportuan rritje të raste ditore, ndërsa Turqia raportoi mbi 5000 raste ditore.

Ai i kërkoi qytetarëve të vendosin maskë, të ruajnë distancën, të lajnë duart dhe të izolohen nëse janë të sëmurë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>