
Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden pritet të emërojë Anthony Blinkenin si Sekretari i ardhshëm Amerikan i Shtetit.
Bloomberg, The New York Times dhe plot media të tjera amerikane raportuan se Biden pritet të njoftojë vendimin e tij për Blinkenin, të hënën, duke dituar burime nga afër presidetit të sapozgjedhur.
Blinken, 58 vjeç, shërbeu si zëvendës sekretar i shtetit dhe si zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar në administratën e Presidentit Barack Obama, në të cilën Biden shërbeu si zëvendëspresident.
Media e famshme The Neë York Times e ka quajtur Blinken “mbrojtës të aleancave globale” dhe tha se ai pritet të provojë dhe bashkojë partnerët skeptikë ndërkombëtarë në një konkurrencë të re me Kinën, nëse propozohet dhe konfirmohet në rol.
Biden gjithashtu pritet të emërojë një ndihmës tjetër të tij të ngushtë, Jake Sullivanin, si këshilltar të sigurisë kombëtare, sipas medias amerikane.
Ndërsa Linda Thomas-Greenfield, një veterane 35-vjeçar e shërbimit të jashtëm, pritet të emërohet ambasadore e Uashingtonit në Kombet e Bashkuara.