Rakacolli qetëson qytetarët: Kemi ende kapacitete spitalore për të infektuarit

Nga Exit News
Rakacolli qetëson qytetarët: Kemi ende kapacitete spitalore për të infektuarit

Zëvendësministrja Mira Rakacolli deklaroi, të hënën, se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi vendi ka mjaftueshëm kapacitete spitalore për të trajtuar të infekturit me Covid-19.

Gjatë një konference për shtyp, zonja Rakacolli u shpreh:

“Të mos kemi asnjë frikë. Kapacitetet spitalore do mjaftojnë për të trajtuar Covid-19.”

Pavarësisht kësaj, ajo i bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, të mbajnë maska dhe të shmangin vendet me shumë njerëz:

“Të vazhdojmë të mbajmë maskat, të respektojmë ato që i shtuam javën e fundit. Të mos shkojmë në lokale, të mos grumbullohemi më shumë se 10 veta, të evitojmë pjesëmarrjen në ceremonitë familjare.

Mirëpo nëse ne nuk mbrohemi dhe prurjet jaqnë shumë të mëdha, jemi të përgatitur, por duhet të jemi të gjithë bashkë. Asnjë frikë për kapacitetet spitalore.”

Lidhur me akuzat e bëra së fundmi për manipulimet me numrat e të vdekurve, Rakacolli u shpreh:

“Në lidhje me problemet e raportimit të vdekjeve, këta të fundit raportohen me shumë kujdes nga mjekët. Mjekët e kanë raportuar me kujdes shkakun e vdekjes së pacientit. MSH deklaron të gjitha raportimet që bëjnë mjekët.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>