![Janullatos x Kryepeshkopi ortodoks Janullatos shërohet nga Covid-19](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/06/Janullatos-905x395-1.jpg)
Kryepeshkopi ortodoks Anastas Janullatos është shëruar nga Covid-19 dhe do të lërë të hënën spitalin ku u trajtuar prej 12 ditësh.
Kështu lajmëron Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Kryepeshkopi u infektuar dy javë më parë dhe u transportua nga Shqipëria në Greqi, menjëherë pas rezultoi i infektuar, me një avion ushtarak sanitar. Ai u kurua në spitalin “Evangelismos”, në Greqi.
Pas daljes nga spitali, kryepeshkopi do të qëndrojë në shtëpinë e tij, i izoluar dhe duke ndjekur të gjithë protokollet e rekomanduara nga mjekët.