Të paktën 35 të infektuar të rinj me Covid-19 dhe dy viktima janë zbuluar në 24 orët e fundit në Elbasan.
Viktimat janë një 85-vjeçare dhe një 60-vjeçar. Në total në Elbasan deri tani, 63 persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën.
Elbasani është qarku i tretë në vend me numrin më të lartë të të infektuarve aktivë, me rreth 850 të infektuar.