Jozefina Topalli regjistroi sot, 22 nentor, partinë “Lëvizja për Ndryshim”, në gjykatën e Tiranës.
Vendimi u publikua nga Ballkanweb.
Grupi nismëtar i partisë përbëhet nga Evald Serreqi, Najada Selmani, Adela Kryezou, Jozefina Topalli.
Kjo është partia e tretë që krijohet para zgjedhjeve të 25 prillit.
Më herët 2 ish-deputetët e PD-së Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari formuan secili nga një parti.