
Kryeministri Edi Rama vizitoi, të martën, kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare në Petrelë dhe rindërtimin e shtëpisë së familjes Dervishi në Stërmas.
Bashkë me kryebashkiakun Veliaj, Rama tha se në gjithë qarkun e Tiranës vazhdon puna për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti.
“Gjithsej në kryeqytet do të ngrihen 22 nga buxheti i shtetit + 9 nga donatorët,” shkroi Rama në Facebook.
Ndërsa për rindërtimin e shtëpive, Rama tha se 1500 shtëpi janë aktualisht në proces rindërtimi në Tiranë dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar.