Futbollisti argjentinas me famë botërore, Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta të mërkurën, 25 nëntor, në moshën 60 vjeçare.
Sipas mediave argjentinasa, Maradona ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.
Ai ndodhej në shtëpinë e tij në kryeqytetin argjentina, ku dhe ku po rikuperohej. Dy javë më parë bëri një ndërhyrje kirurgjikale në tru për shkak se pësoi mpiksje gjaku.
Maradona, i konsideruar si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në 1986, duke shënuar kulmin e karrierës së tij të shkëlqyer.
Ai luajti futboll me ekipet e Boca Juniors, Napolit dhe Barcelonës dhe u adhurua nga miliona në të gjithë botën për aftësitë e tij të shkëlqyera në fushë.