Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të dy mjekëve të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Në një postim në Facebook, Manastirliu shkroi se Dr. Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë luftën me Covid-19.
“Doktor Bledi dhe Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve.
Për fat të keq, nuk ia dolën të fitojnë këtë betejë të fundit, për jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë.
Ngushëllimet më të ndjera familjarëve.
U prehsh në paqe Doktor Ibrahimi
U prehsh në paqe Doktor Bledi”