Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim përkujtoi sot viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.
Në një postim në Twitter, Kim shkruan SHBA-të janë krah për krah me Shqipërinë sidomos në kohë të vështira.
“Ne kujtojmë ata që humbën jetën prej tërmetit një vit më parë. Falenderojmë ata që punuan për rindërtimin nga shkatërrimi. Solidarizohemi me ata që ende janë në vështirësi. Si miq dhe aleatë, SHBA-të dhe Shqipëria do jenë gjithmonë bashkë-Krah për Krah- sidomos në kohë të vështira.”