
Kryeministri Edi Rama takoi, mesditën e së enjtes, ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.
Gjatë takimit, mes dy liderëve u firmosën dy marrëveshje: njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkte.
Kryeministri njoftoi se firmat e Emirateve do të investojnë në vend për të zhvilluar Durrësin dhe zonën e Spitallës.
“Në Durrës do të ketë një investim për transformimin e porteve të mallrave në portin turistik,” tha Rama duke komentuar mbi kontratën.