
Sonila Bejtja, Altin Binaj dhe Aleksandër Toma janë kandidatët e vetëm për të zënë vendin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur mbrëmjen e së enjtes, pas 6 orësh mbledhje, që të kualifikojë këto tre kandidatura, ndërsa ka skualifikuar nga gara Aldona Sylajn, Ardita Bunën dhe Shaqir Hasanajn.
Tashmë i takon presidentit Meta që të emërojë një prej tyre në gjykatë.
Aktualisht gjykata kushtetuese ka katër anëtarë dhe nuk po funksionon, pasi kuorumi minimal është 6 anëtarë,