Meta cakton datën për shortin për KED 2021

Nga Exit News
Meta cakton datën për shortin për KED 2021

Në 4 dhjetor në presidencë do të hidhet shorti për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2021.

Njoftimi është bërë nga presidenca, ku theksohet se Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë dërguar në presidencë listat me magjistratët që përmbushin kushtet.

KED është insitucioni kompetent për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësi. KED zgjidhet në fund të çdo viti dhe ushtron detyrën për vitin pasardhës.

Ai ka 9 anëtarë të cilët zgjidhen me short nga prokuroritë dhe gjykatat e të gjithë niveleve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>