Qindra qytetarë janë dyndur në qendrat tregtare në Tiranë për të përfituar nga uljet e të Premtes së Zezë – një ditë që në Amerikë njihet për uljet e shumta në të gjitha dyqanet.
Pavarësisht se vendi është në mesin e një pandemie, radhë të gjata qytetarësh, pa respektuar distancimin social, janë parë në qendrat tregtare.
Shumë prej tyre kanë shkuar në dyert e dyqaneve orë përpara se ato të hapeshin, për të hyrë të parët në dyqan.
Exit News sjell më poshtë disa pamje nga grumbullimi i qytetarëve në qendra tregtare.