
112 shqiptarë janë riatdhesuar të premten, nga Franca dhe Anglia.
Ata janë kryesisht persona që kanë aplikuar për azil në këto shtete dhe nuk janë pranuar.
Ata u kthyen me një avion të veçantë në Aeroportin e Rinasit.
Shqipëria, që prej 2016 renditet ndër vendet e para për numrin e emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve të pabazë.
Edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian mbi vlerësimin e përmbushjeve të kushteve nga Shqipëria për lëvizjen pa viza në zonën shengen, i kërkohet qeverisë të “adresojë problemet me emigracionin e paligjshëm dhe azilkërkuesit e pabazë, përfshirë identifikimin dhe adresimin e arsyeve pse ndodh kjo.”