Ministria e Drejtësisë dhe Inspektoriati Shëndetësor do të hartojnë një projektligj për të ashpërsuar ligjin antiduhan. Në fillim ishte nisma e Inspektoriatit që bizneset që gjobiten tre herë për shkelje të këtij ligji, do t’i pezullohet licensa nga 10 deri në 60 ditë. Ministria e Drejtësisë e ka mbështetur këtë nismë dhe tani po hartojnë nenet e nevojshme për t’i propozuar në Kuvend.
Eltar Deda, kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, deklaroi ashpërsimi i masave është i nevojshëm pasi ka shumë biznese që gjobiten vazhdimisht, por sërish lejojnë pirjen e duhanit në ambiente të brendëshme.
Ligji që ndalon pirjen e duhanit në ambientet e brendshmë të bizneseve u miratua në vitin 2014. Në të parashikoheshin gjoba për duhanpirësin, administratorin dhe pronarin e ambienteve.