Më shumë se sa 2,5 milionë qytetarë të kategorive në rrezik në Britani do të marrin falas vitaminën D, njoftoi qeveria britanike të shtunën. Qeveria do të shpërndajë vitamina D në shtëpitë e kujdesit dhe tek personat e klasifikuar si kategori në rrezik nga koronavirusi, direkt në banesat e tyre.
Shpërndarja falas do të nisë në janar, dhe sasia do të mbulojë nevojat e tyre për 4 muaj trajtim me vitaminë.
Instituti i Shëndetit Publik në Britani këshillon këdo që të marrë 10 mikrogramë vitamin D në dirë nga muaji tetor deri në muajin mars, në vecanti personat e moshuar, ata që nuk mund të dalin nga banesat dhe personat me ngjyrë.
Vitamina D mendohet se vepron kundra koronavirusit.