Gjyqtari i masave të përkohshme pranë Këshillit të Shtetit në Francë e ka konsideuar shkelje të të drejtave të njeriut zhvillimin e e seancave gjyqësore me videokonferencë pa miratimin e të pandehurit.
Qeveria franceze miratoi një urdhër në 18 nëntor për të lejuar zhvillimin e proceseve gjyqësore penale online. Kjo ishte në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Shumë avokatë e jurist francezë e kundërshtuan këtë urdhër dhe i kërkuan Këshillit të Shtetit ta pezullonte atë.
Në një vendim të datës 18 nëntor, gjyqtari pezulloi urdhërin e qeverisë për të zhvilluar seancat gjyqësore online pa miratimin e pandehurit
Ai argumetoi se këto parashikime ligjore janë qartazi të paligjshme për të garantimin e mbrojtes së palëve dhe procesit të rregullt ligjor.