
Partia Demokratike përmes Orjola Pampurit denoncoi sërish tenderin 3 milionë euro për pajisjet mbrojtëse.
Në një konferencë për shtyp, Pampuri pohoi se qeveria ka skualifikuar kompanitrë e tjera që kishin një ofertë më të ulët, duke theksuar se hesht pa dhënë asnjë shpjegim.
Ajo shtoi se në kulmin e pandemisë, vemendja e qeverisë nuk është te qytetarët, por si ti vjedhi ata.
Pampuri theksoi se me këtë tender pajisjet mborjtëse si maskat, dorezat do jenë 3 herë më shtrenjtë.
Ajo përfundoi deklaratën e saj duke pohuar se me 25 prill qytetarët do të zgjedhin një qeveri të përgjegjshme.