Partia Demokratike përmes Jorida Tabakut deklaroi se raporti i FMN-së tregoi se Shqipëria ka mbështetjen ekonomike më të ulët në rajon gjatë pandemisë.
Në një konferencë për shtyp, Tabaku u shpreh se qeveria i ka braktisur qytetarët pasi ka zgjedhur PPP përpara shqiptarëve.
“Mesazhi kryesot i FMN është kujdesi ndaj qyetarëvem sidomos ato më vulnerabël. Por qeveria i ka braktisur këto qytetarë pasi zgjodhi PPP, zgjodhi oligarkët përpara qytetarëve.”
Ky keqmenaxhim i krizës sipas Tabakut do të kthehet në një rënie ekononike me 7.8 përqind të produktit të brendshëm bruto.
Ajo shton se faji për këtë krizë e ka kryeministri Rama.
Tabaku tha se vendi në 2021 do të përballet me një borxh publik me 81 .9 perqind të PBB.
Ish deputetja tha se buxheti i miratuar nuk është aspak realist me situatën ku ndodhet Shqipëria.
Ajo përfundoi se shqiptarët kanë nevojë për një qeverisje të përgjegjshme, qeveri e cila do të vijë pas 25 prillit.