Partia Demokratike ka akuzuar Bashkinë e Tiranës, se do të shpenzojë 2,4 milionë euro për të ndërtuar një godinë të re për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila nuk ka qenë e dëmtuar nga tërmeti,
Anëtari i Këshillit Kombëtar Akil Kraja përmes një video mesazhi ka deklaruar se Bashkia e Tiranës po keqpërdor fondin e rindërimit.
Ai deklaroi se kjo godinë nuk konsiderohet e dëmtuar nga tërmeti, por puna aty nuk ka ndalur asnjë moment.
‘’Por, në shkelje të plotë të ligjit “Hajdutët e Fatkeqësive” kanë miratuar dhënien e fondeve të cilat në vend që të sigurojnë banesat për të dëmtuarit nga tërmeti, shërbejnë si një tjetër provë korrupsioni, për të mbushur “tepsinë” e pafundme të babëzisë’’, tha Kraja.
“Nga 12 godina që do të ndërtohen, kjo e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do të zërë një sipërfaqe rreth 5 mijë m2 nga hapësira ku duhet të ishin ndërtuar banesa për të prekurit nga tërmeti”, tha Kraja.
PD nënvizon se me vlerën 2.4 milion euro që do të ndërtohet godina e re e Tatimeve, mund të ndihmoeshin 2400 biznese me çekun 1000 euro, propozim ky i bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha.