Kryeministri Edi Rama bëri bilancin e procesit të rindërtimti në Kurbin.
Gjatë një vizite në një shkollë të rindërtuar në Kurbin, ditën e mërkurë, Rama tha se kompanitë turke do të ndërtojnë 524 apartamente — 160 apartamentet e para do të përfundojnë në mars 2021, dhe pjesa tjetër në qershor.
Ai tha se me fondet e qeverisë do të ndërtohen 200 apartamente, 3 shkolla dhe kopshte, dhe një spital.
“1820 familje kanë marrë grante rindërtimi 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, dhe 1615 familje kanë marrë bonus qiraje prej muajit Dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se në varësi të politikanit, shihet edhe rezultati në mirëqënien e qytetarëve.