Unioni i Gazetarëve e ka konsideruar padinë ndaj gazetares Juli Ristani akt intimidues dhe presioni.
Në një reagim zyrtar, Unioni shkruan:
“Qysh prej botimit të shkrimit nga gazetarja me përvojë të gjatë dhe kontribuese në gazetarinë e raportimit dhe atë të investigimit, reagimet e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe vënia në lëvizje e gjykatës përmes padisë, përbëjnë një akt intimidues dhe presioni mbi raportimin e lirë të gazetares dhe mediave të përfshira në këtë publikim”
Ministria e Mbrojtjes paditi gazetaren Juli Ristani dhe dy media pasi publikoi ankesën e prindërve të një studenti studenti garues për një bursë mjekësie, të cilët pretendonin se konkursi u manipulua.
Artikulli u publikua në gazetën Shqip, ku paraqet një dokument ku fillimisht studenti, kandidat për një bursë nga qeveria e Greqisë në kuadër të NATO-s renditet i pari, por më pas kriteret ndryshojnë dhe ai nuk e fiton më bursën.
Prindërit e studentit deklarojnë se janë kërcënuar nga punonjësa e MB, Belioza Çoku.
Ende nuk dihet pse është paditur gazetarja dhe mediat.