
Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të shtyjë për shkak të pandemisë zhvillimin e Konventës Kombëtare, parashikuar të mbahej në 5 dhjetor.
Përmes një deklarate për shtyp, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se përkeqësimi i situatës si pasojë e mungesës së masave nga qeveria, e ka detyruar të shtyjë konventën:
“Përballë fakteve e dëshmive të shumta rrënqethëse, kur mosveprimi dhe përpjekja për të bërë fajtor qytetarin e thjeshtë e të pambrojtur është bërë vijësjellje e qeverisë deklaroj se kam vendosur të shtyj për në një kohë tjetër mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim.”
Kryemadhi theksoi se ky vendim nuk do të ndikojë në punën që e përditshme të strukturave të LSI-së, të cilat do të vijojnë punën dhe fushatën në çdo qytet.