Humb jetën si pasojë e Covid-19, ish deputeti Marko Bello

Nga Exit News
Humb jetën si pasojë e Covid-19, ish deputeti Marko Bello

Ish deputeti i PS, Marko Bello ka humbur jetën në moshën 59 vjeçare si pasojë e Covid-19.

Sipas Ora News, Bello po kurohej në Turqi por nuk ka arritur të fitojë luftën me këtë virus.

Marko Bello ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga viti 2001-2013.

Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>